Fifi është një ndër personazhet më të komentuar jo vetëm për jetën profesionale. Këngëtarja ka qenë kryefjalë e mediave përgjatë muajve të fundit për pjesëmarrjen në Big Brother por edhe për romancën e re që ka nisur me Adis Patushin.
Prej muajsh, ajo po shijon lidhjen me Patusin dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm. Ata nuk kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me partnerin e saj.
“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi krahas fotografisë.