21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jeff Bezos paditet nga ish-punonjësja e shtëpisë: Nuk përdornim dot as tualetet

    Jeff Bezos është paditur nga një ish-punonjëse shtëpie, e cila pretendon se ka përjetuar diskriminim racor dhe se gjatë kohës që punonte për të, është detyruar të dalë rregullisht nga dritarja e dhomës së lavanderisë për të shkuar në tualet. Kjo sepse urdhri i miliarderit ishte të mos lejohej të hynte në shtëpinë e tij, përveçse kur ishte në detyrë pastrimi.

    Sipas Mercedes Wedaa, e cila prej 3 vitesh punon për Bezos është shprehur se kjo zgjati për 18 muaj dhe se stafi nuk trajtohej njësoj, pasi bëheshin diskriminime në bazë të prejardhjes.

    Ajo pretendon se menaxheri i shtëpisë së Bezos “u bë agresiv dhe abuziv” ndaj saj, ndërsa ishte “i respektueshëm dhe i sjellshëm” ndaj rojeve me ngjyrë të bardhë.

    Ish-punonjëset shtëpiake të themeluesit të Amazon, akuzojnë Jeff Bezos se punonjëset detyroheshin të punonin turne të gjata, nganjëherë 14 orë pa pushim, dhe se nuk kishte “akses ne tualet për sanitaret.”.

    Detajet e parashtruara në padinë e Wedaa ishin në fakt goxha tronditëse.

    “Për gati 18 muaj, që të shkonim në tualet, unë dhe punonjëse të tjera të shtëpisë duhet të dilnim jashtë lavanterisë nga dritarja, dhe më pas të kalonin mes dhomës mekanike për të zbritur në tualetin një kat më poshtë, i cili përdorej si nga burrat dhe nga gratë të të gjithë stafit.”

    Në padinë e ngritur thuhej se si pasojë e këtij protokolli absurd, punonjëset pësuan infeksione në rrugët urinare, duke qenë se i duhej që për orë të zgjatura të mos shkonin në tualet.

    Një avokat i Bezos mohoi të gjitha pretendimet dhe tha se akuzat e saj se ishte diskriminuar në bazë të racës ishin “absurde”.

    Wedaa po padit personalisht Bezos, së bashku me dy kompani – Zefram dhe Northwestern – që menaxhojnë interesat dhe pronat e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit