18.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jemi ndarë prej 6 muajsh,” Selvija tregon të vërtetën!

    Selvije Jao ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht për ndarjen nga këngëtari i njohur, Shpati Kasapi.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të sinqerta mbi raportin që tashmë i ka dhënë fund.

    Selvija ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit.

    “Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj. Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh.

    Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit