Tre punonjës të bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës.
Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane.
Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.
Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.
Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, Arvid Bushati me detyrë drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.