12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Jeni të lodhur apo keni pësuar goditje nga dielli? Ja si ta kuptoni

    Gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të ekspozimit ndaj diellit, rritet rreziku i goditjes nnga dielli dhe lodhjes nga dielli, dy gjendje mjekësore të dallueshme nga njëra-tjetra.

    Simptomat

    Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

    Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

    – lodhje e përgjithshme
    – djersë të vazhdueshme
    – puls i dobët, por më i shpejtë
    – të përziera ose të vjella
    – të fikët të mundshëm
    – lëkurë e zbehtë

    Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

    – temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
    – puls i shpejtë dhe i fortë
    – humbje ose ndryshim i vetëdijes
    – lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

    Shkaqet

    Shkaku kryesor i këtyre problemeve është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Nëse bëni stërvitje të tepërt ose punoni fuqishëm në mot të nxehtë ose në një dhomë të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

    Shkaqe të tjera përfshijnë:
    – dehidratim
    – veshje të papërshtatshme
    – konsumim i alkoolit
    Faktorët e rrezikut

    1. Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
    2. Ilaçe me recetë
    3. Mbipesha
    4. Ndryshime të papritura të temperaturës

    Trajtimi

    Nëse filloni të përjetoni simptoma si më psipër, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

    Gjithashtu, mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar.

    Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit