12.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Jennifer Aniston: S’dua të përfundoj si prindërit e mi

    Jennifer Aniston është rrëfyer për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj.

    Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve të saj kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

    “Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të shkoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë’. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”, ka treguar ylli i hollivudit.

    Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 9 vjeç.

    “Nuk më pëlqeu ideja për të sakrifikuar atë që isha apo atë që duhej të bëhesha. Është shumë më e lehtë të jesh e vetëm”, tha ajo.

    Madje 54-vjeçarja theksoi se është sfidë për të që të arrijë të ndërtojë një lidhje.

     “Duke parë të rriturit që tregoheshin të pasjellshëm me njëri-tjetrin dhe duke parë disa sjellje të çuditshme, mendoja: “Nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të jem ashtu”, përfundoi Aniston.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit