23.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jennifer Lopez tregon se si i pëlqen të bëjë seks

    Jennifer Lopez nuk ka fare turp të na tregojë se ç’bën në krevat, pavarësisht dëshirës sonë për të mos e ditur (mbase). Këngëtarja foli në mënyrë provokuese për jetën intime gjatë një performance në Lucca Summer Festival në Itali. Në një moment befasues gjatë koncertit, ajo i tregoi publikut për dëshirat e saj të ndryshme në dhomën e gjumit, u shpreh një burim.

    “Duhet të jem e sinqertë me ju, ndonjëherë më ndryshon humori gjatë natës. Nuk e di për ju, por mua po dhe ndonjëherë më pëlqen seksi i fuqishëm”, tha ajo, sipas US Sun.

    Më tej, shtoi:

    “Ka raste që ndihem më romantike. Vendos qirinj dhe muzikë të lehtë. Në ato ditë, më pëlqen që gjithçka të jetë shumë e ngadaltë”.

    Por, ka ditë që ndihet shumë e guximshme, sidomos kur jashtë është vapë.

    “E keni pasur ndonjëherë atë ndjesi? Kur doni të silleni keq? Në ato ditë, më pëlqen seksi shumë i shpejtë”, tha ajo.

    Sipas të njëjtit burim, J.Lo, këndoi gjithashtu këngën e saj të re, “Up All Night”, e cila duket se është një thumb ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck.

    Një burim për US Sun tha se ajo “ka shkruar dhe regjistruar mjaftueshëm këngë për një album të ri”, ndaj e presim!

    “Materiali është frymëzuar nga ajo që ka përjetuar gjatë marrëdhënies me Ben-in”, rrëfeu burimi, duke shtuar se kjo është një epokë e re për të dhe se këngëtarja nuk ka në plan të përmbahet.

    Këngëtarja e “On the Floor” më herët bëri shaka për katër martesat e saj që kanë përfunduar në divorc, gjatë një performance tjetër në Europë këtë muaj.

    Ajo iu përgjigj një pankarte në koncert ku shkruhej: “J.Lo, do martohesh me mua?”. Jennifer, duke qeshur tha: “Mendoj se i kam larë duart me këtë punë. E kam provuar ca herë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit