Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për marrjen e Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK.
Bushati tha se prokurori Dritan Prençi, është takuar me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, pak ditë para marrjes së Ballukut si të pandehur, takim të cilin e quajti skandaloz dhe një presion ndaj drejtësisë. Bushati tha se edhe pse Balluku meriton të hetohet, kjo nuk duhet të ndodhë me urdhër të diplomatëve të huaj, ndërkohë që tha se mënyra si veprohet në Shqipëri, tregon se jemi “republikë bananesh”.
“Legjenda është që ky prokurori Prençi është trimëruar nga takimi me atë amerikanin në SPAK, pra jepi gaz me Ballukun… Ne nuk do të vizatojmë amerikanët që njohim nga filmat apo në ëndrrat tona për amerikanët e mirë. Ai thotë kjo është dosja, këto janë faktet dhe provat pse nuk e ke marrë? Unë këtë e quaj shumë keq.
Bën keq edhe kur vepron në interesin tim. Mendoj se Balluku duhet hetuar dhe marrë e pandehur, por nëse për të marrë Ballukun të pandehur, ose Veliajn, duhet të vijë një kaubojs përtej oqeani dhe këto institucione dhe refoma në drejtësi ka nevojë për kamxhik amerikan pas bythëve për të lëvizur, jemi në republikë bananesh…
Ata që të bëjnë këtë, mund të bëjën çdo gjë më pas. Zv. sekretari i shtetit ishte aty tre ditë para se të merrej Balluku e pandehur. Pse duhej kjo, që të takojë një prokuror, i cili tre ditë më pas, shpall të pandehur numrin dy të qeverisë? Nëse do të pranojmë këtë standard… Që e ka takuar… C’punë ka një diplomat të takoj një prokuror?”, tha Bushati.



