10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jeta brenda Top Channel: Lori sqaron njëherë e mirë ca nga dilemat e njerëzve

    Lori Hoxha, gjatë rubrikës Q&A në Instagram mori shumë pyetje që lidhen me televizionin e saj, Top Channel dhe specifikisht me marrëdhëniet që ajo ka me disa nga emrat e ekranit.

    E pyetur pse në Top Channel është shumë e vështirë për të rinjtë sepse “elita e vjetër” nuk u jep mundësi atyre, Lori u përgjigj:

    “Kam besim që nuk është ky rasti. “Elita e vjetër” ka 20 vite në ekran dhe/ose radio dhe eksperienca nuk blihet dot, ndaj sigurisht ata kanë prioritet dhe besim kur bëhet fjalë për emisione me presion më të madh siç është live.

    Megjithatë me bindje them se në Top Channel strategjia është e tillë dhe ka mbetur njësoj si në gjenezë; të ndërtojë dhe të rrisë në hapësirat e saj personazhë dhe artistë.

    Po ta bësh një analizë objektive, nga ekrani i Top-it kanë nisur karrierën 80% i shoëbusiness-it shqiptar dhe për mua kjo është krenari, arritje dhe qëllim”, tha ajo.

    Sigurisht s’do i mungonte kësaj rubrike as pyetjet që lidhjen me Arbana Osmanin, pasi prej kohësh flitet për një krisje në raportin e tyre.

    Pyetjes “si do ta përshkruaje me dy fjalë Arbana Osmanin”, Lori iu përgjigje me “super punëtore” dhe në sfond vendosi foton e të dyjave të përqafuara.

    Nisur nga fakti që mungoi në premierën e filmit “Sofia” me regji të Eduart Grishaj, një tjetër e pyet: “Pse nuk e ke publikuar ende filmin Sofia?”

    “Po pres Eduartin të mbaroj udhëtimet që ta shoh me të siç e kemi lënë”- vazhdon Lori, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka asgjë që s’shkon në këtë marrëdhënie.

    Në fakt, pak javë më parë edhe moderatorja Arbana Osmani u ndal tek thashethemet që qarkullojnë duke thënë se nuk kanë ndikuar fare tek ajo.

    “Në lidhje me komentimin që i është bërë, dhe keqpërdorimit në disa raste, të marrëdhënies me Lorin, nuk ka patur vend për diskutime dhe për sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, mua Lori më ka thënë që ‘Big Brother-in tjetër e dua me ty’. Madje më ka thënë që çdo Big Brother tjetër unë do të doja ta bënim bashkë. Kështu që nuk kam gjetur arsye pse duhet ta sqaroja këtë gjë. Ne i kemi patur gjërat e qarta dhe në këtë kuptim nuk është se më kanë ndikuar.”

    Konfirmimet prej të dyja palëve mjaftojnë për t’i mbyllur me kaq këto aludime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit