1.
“Di më shumë. Ndihem plot dhe i përmbushur me atë që jam dhe gjërat që kam. Lidhjet e mia, karriera, e gjithë jeta në përgjithësi. Di t’i komunikoj nevojat e mia shumë hapur dhe mbi të gjitha ja di vlerën vetes. M’u desh shumë kohë për të akumuluar vetëbesimin që kam tani, por tani jam e sigurtë që i sjell tryezës shumë më tepër sesa thjesht pamje.”
2.
“Kam filluar ndihem rehat me hapësirën që zë unë në botë. Kam mësuar të jem e arsyeshme, të vendos kufij dhe të kem kurajo të flas kur dikush dhunon kufijtë e mi. Gjej shumë gëzim tek vetja dhe vlerat e mia dhe për faktin që s’ndjej më të nevojshme t’i shpjegohem njeriut për mënyrën sesi ndihem. Thënë këtë, është ende një proces që s’ka përfunduar. ”
3.
“Të jesh i padukshëm është superfuqi.”
4.
“Perspektiva. Ti i sheh dhe i kupton gjërat ndryshe me kalimin e kohës, sigurisht dhe për shkak të moshës. E vlerëson më shumë se gjithçka perspektivën e gjërave. Pjesa tjetër thuajse ta shpif.”
5.
“Ke mjaftueshëm eksperiencë sa për të parashikuar situata të vogla që mund të ndodhin në jetën tënde dhe të planifikosh diçka.”
6.
“Të kuptosh që askush s’ka rëndësi përveç njerëzve të tu më të dashur. Të duhet vetëm energji pozitive për të qenë i lumtur. Je vetëm në këtë botë, prandaj dashuria e vërtetë është ajo që të vlen.”
7.
“Në moshën 38-vjeçare e dua kaq shumë rutinën time dhe nuk e ndërroj me asgjë. Ndodh shumë rrallë të shkoj në ndonjë festë ku nuk njoh njerëzit apo vendin. Nuk jam më aq impulsivë sa isha. Dua rutinën time, gjërat e mia t’i bëj me shumë qetësi. Dua të bëj gjëra që janë në kontrollin tim. Ti mund të shpenzosh rininë tënde duke ndjekur të tjerët, por jetën prej të rrituri duhet ta jetosh ti tënden. Nuk ka nevojë t’i bësh përshtypje askujt, thjesht ji ai që je.”
8.
“Sa më shumë rritesh aq më shumë shqetësohesh për cilësinë e jetës tënde- sidomos kur vjen puna për të zgjedhur njerëzit me të cilët del apo me ata që kalon më shumë kohë. Koha juaj e lirë është e kufizuar prandaj duhet të bëni kujdes me njerëzit që mbani afër vetes. Sa më shumë kohë kalon aq më i lumtur jam, sepse di çfarë bëj.”
9.
“Nuk kam nevojë të bëj më gjëra vetëm se i bën shoqëria. S’dua të dal dhe të pi të shtunave në darkë. Dua të lexoj, të shtrihem, të dëgjoj muzikë etj. Jeta prej të vjetri qënka besim.”
10.
“Unë tani ble këpucë për të qenë rehat, jo për modë. Nuk më plas më për asgjë/asnjë.”