Modelja Juliana Nura ka treguar në rrjete sociale se ka pësuar një aksident me makinë por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Nura shprehet se shkoi deri lart tek Zoti, por u rikthye sërish.
Sipas raportimeve, Juliana Nura u aksidentua me makinën e saj luksoze teksa udhëtonte drejt Zvicrës. Nura, thekson se aksidenti e ka bërë të mendojë ndryshe për jetën dhe rëndësinë e momenteve të vogla.
“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër… shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg. Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë.
Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje.“-shprehet Nura.



