24.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jetën që kam do ta ndërroja me…”, gazetari që ka bredhur botën vjen për rafting në Osum e Vjosë! E pazakontë çfarë shkruan më pas në Times…

    Nga Sean Newsom

    The Sunday Times

    Në një lumë aq të madh dhe të egër sa Vjosa në Shqipëri, ujëvarat i dëgjon para se t’i shohësh.

    Gjendemi në gomonen me nëntë ulëse, teksa lundrojmë përgjatë Shqipërisë së Jugut. Me veshjet e përshtashme dhe jelek shpëtimi, pak a shumë e dimë se çfarë na pret, pasi kemi prenotuar rafting në ujërat shkumë-bardha, ku përfshihet edhe lundrimi në atë që ka mbetur lumi i fundit i egër në Europë.

    Dallojmë tërësinë e mbetjeve nga vērshimi i ujit që janë grumbulluar përgjatë bregut. Nuk mungojnë pemë të tëra dhe gurë të stërmëdhenj. Kur sheh çfarē ka shkulur dhe ka marrē pērpara nuk ka si mos të të japë ankth një murmuritje që vjen nga larg dhe fillon e kthehet në ulërimë.

    Zemra fillon t’ju rrahë me shpejtësi. Gomonia godet pragjet shkëmborë dhe të duket sikur Zoti po të zbraz një oqean të tërë në fytyrë. Gomonia zhytet dhe për një çast nuk shihni dot asgjë… Por, sapo arrini të fshini sytë, gjendeni përballë një dallge të re, që është më e lartë se ju. As ju shkon ndërmend se çfarë ju pret, pas kësaj.

    Falë Zotit, kur u gjenda poshtë një dallge të tillë, në fillim të majit, pas meje qëndronte Endri Hoxha. I dobët, i zhytur në mendime, vetëm 25 vjeç, ai vjen nga qyteti historik i Beratit dhe nuk është thjesht një guidë e licencuar për ujërat e bardha, por një anëtar i ekipit kombëtar të rafting-ut të Shqipërisë.

    Gjithashtu falënderoj Zotin që shokët e mi në këtë eksperiencë ishin një grup që e donin aventurën. Ndonëse Hoxha na drejtonte nga ulësja e pasme, për ta kaluar këtë aventurë pa probleme, ishte thelbësore që ne, ekuipazhi i tij, tetë turistë gjithsej, të bashkëpunonim me njēri-tjetrin.

    Dy ditë më parë, të gjithë ne (me përjashtim të dy miqve të mi) kishim qenë krejtësisht të panjohur për njëri tjetrin. Na kishte bashkuar rastësisht, turi në Shqipëri i organizuar nga Much Better Adventures Raft, Kayak dhe Hike. Ndërsa tani thuajse ishim bërë një.

    “Pērpara!” – bërtiti Hoxha, çfarë nënkuptonte se të gjithë duhet t’u jepnim lopatave fort në të njëjtën kohë, vetēm nē njē drejtim. Ia dolëm që gomonia, megjithēse u mënjanua, të mos përmbysej. Shpërblimi ynë? Një tjetër dallgë me ujë të shkrirë mali na u përplas fytyrës.

    Momenti kur përshkon dallgën e parë të madhe në një rafting si ky, është i jashtëzakonshëm. Vetëm kur del nga ana tjetër e kupton se mjeti nuk është rrokullisur dhe fatkeqësia nuk ka qenë e pashmangshme. Të duket si një bekim i ftohtë dhe i lagësht.

    Teksa vozitnim drejt thepave të tjerë shkëmborë, ankthi u shndërrua në kënaqësi. U kuptua nga të gjithë se sa udhërrëfyes i mirë ishte Hoxha; jo vetëm i qetë dhe i saktë, por edhe një lexues i shkëlqyer i vorbullave të lumit.

    Zakonisht, ajo që priste nga ne ishte të poziciononim mjetin me disa lëvizje të shpejta përpara ose pas, teksa ai na drejtonte. Gjithçka që duhej të bënim ishte t’i vinim veshin komandave që ai jepte dhe të shijonim udhëtimin, ndërsa një mijë pika dielli mesdhetar vallëzonin në lumin që na rrethonte.

    Kur, rreth një orë më pas, tërhoqëm gomonen lart në breg, dhe përshuam në këmbë distancën deri tek vendqëndrimi, nuk më bëhej të largohesha. Isha i lagur nën veshjet mbrojtëse, por po më dukej sikur po lundroja ende, ndërsa zhytesha në qiellin blu veror sipër meje.

    Gatë udhëtimit gjashtë-ditor, kjo nuk ishte hera e vetme që ndjeva se nuk doja tē largohesha më nga ky vend. Vjosa, për mua, ka qenë gjithnjë në fokus. Lumi rreth 168 milje/ 270 km, i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, përshkon Shqipërinë jugore dhe derdhet në Adriatik.

    Besohet të jetë lumi i fundit vërtet i egër në Europën në perëndim të Rusisë. Në asnjë pikë përgjatë gjatësisë së vet, nuk është kanalizuar, ridrejtuar apo thyer me diga. Pas shumē vitesh fushate për ta mbrojtur, – në të cilën luajti rol edhe Much Better Adventures – në mars, iu dha statusi i parkut kombëtar: parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Europë.

    Por Vjosa është vetëm një nga mrekullitë të shumta të eksploruara nga ky itinerar në Shqipëri. Zhvilluar nga partnerët pionierë të kompanisë, Zamo dhe Alma Spathara të Albania Rafting Group, ajo përshkon atë që duhet të jetë gjysma e vendit dhe nxjerr në pah të gjitha llojet e bukurive natyrore.

    Pa dyshim, që për t’i parë të gjtha duhet të udhëtosh shumë me makinë, shpesh përgjatë autostadave të reja dhe të projektuara bukur e më të mira se autostrada e vjetëruar që përdor rregullisht në Anglinë time. Herë të tjera, ne tundeshim përgjatë rrugëve të pashtruara që dukeshin se do tē shembeshin në stuhinë e parë.

    I lehtë apo i mundimshëm, çdo pjesë e udhëtimit kishte shpërblimin e vet. Në një fshat të vogël malor, por jo të paarritshëm, hëngrëm një vakt që shërbehej tërësisht me prodhime të rritura në fushat e tarracuara të fshatit.

    Në udhëtim përfshihej edhe një shëtitje poshtë malit të shenjtë të Tomorit dhe dy netë në bujtina të bukura larg vendqëndrimit tonë në Berat, njëra tek “Bujtina Bracaj” në Çorovodë dhe tjetra tek “Vila Përmeti” në qytetin me të njëjtin emër.

    Bisedat qenë të shumta, çfarë nuk ishte e çuditshme, kur merret parasysh se sa i mirëarsimuar, me përvojë dhe i artikuluar ishte grupi ynē që përbëhej kryesisht nga femrat. Në moshën 57-vjeçare, unë isha më i vjetri. Pjesa tjetër ishin të paktën 20 vjet më të rinj dhe ndër ta ishte një ekonomist i Bankës së Anglisë, një surfist dhe instruktor zhytjeje, një inxhinier dhënash në NHS England, një nëpunës civil dhe një drejtor kompanie.

    Shumica ishin veteranë të turneve të Much Better Adventures, ose të grupimeve të ngjashme. Prandaj nuk ishte për t’u habitur që ata kishin shumë të përbashkëta, duke përfshirë oreksin për vakte të shijshme shqiptare që vazhdonin deri pas mesnatës.

    Dhe nëse ndonjëherë biseda shterronte, pamja nga dritarja ishte mahnitëse: fusha me lule të egra dhe bari i harlisur pranveror në luginat malore të Shqipërisë jugore, qē thyheshin në të rrallë nga qyteza të vogla.

    Kur guida na foli për historinë e vendit, kuptuam se peizazhi nuk është rezultat i një planifikimi të kujdesshëm, por tregues i njē kaosi tē vazhdueshēm gjatë shekullit të 20-të. Shqipēria ka qenē herë nën pushtim, herë në luftë, mē pas, për një periudhë shumë të gjatë, nën diktaturën komuniste, dhe nē njē rast më pas, edhe nē anarki.

    Tani, çuditërisht, duket si Kopshti Europian i Edenit – një vend i pacēnuar dhe i larë në rrezet e diellit. Të gjithë u ndjemë shumë me fat që e vizituam përpara vapës përcëlluese të verës dhe përpara fluksit në rritje të vizitave të europianëve, australianëve dhe amerikano-veriorëve.

    Lumenjtë e Shqipërisë janë xhevahirët e këtij vendi. Me rrjedhjen e vrullshme poshtë maleve me borë, teksa mbush gjysmën e luginës së vet me drurë dhe gurë, madhështia e Vjosës është e pakrahasueshme. Hera tjetër kur kam parë një vrull të tillë rrjedhjeje ka qenë në veri të Kanadasë.

    Por për mua, mrekulli mbi mrekullitë ishte Osumi, i cili rrjedh i pastër përmes një shtrirjeje gëlqerore dhe ka krijuar 16 milje/ 25 km me kanione të ngushta.

    Herë pas here, nën ujëvarat e tyre dhe dredhkat pasuese, këto kanione duken si animacione kompjuterike, të destinuara për seritë e ardhshme të filmit “Avatar”.

    Në të dyja rastet, si në Vjosë ashtu edhe në Osum, zgjohet një habi nga zhurma që vjen teksa bën rafting nëpër to. Në fakt, kaq e fuqishme ishte kjo ndjenjë sa, po të isha në të njëjtën moshë me pjesën tjetër të grupit, mund të ma kishte ndryshuar rrjedhën e jetës.

    Këtë e thashë edhe natën e parafundit atje, kur dikush bëri atë pyetjen që e mbyll bisedën pas darke, pasi i futë të gjithë në mendime. “Me çfarë do ta ndërronit jetën që keni?” Përgjigja ime më befasoi edhe mua. “Guidë raftingu këtu në Shqipëri” – thashë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit