Vrasje të pafajshmësh nëpër lokale, ndërsa bandat luftojnë njëra-tjetrën, arrestime grash të sapolindura, për një gjobë, shefa policie që kapen me qindra mijëra euro me vete.
Dhe natyrisht, çështja mbi të gjitha çështjet, vula e PD.
Shqipëria nuk është kurrë një vend i qetë apo i mërzitshëm, edhe pse mund të të vrasin kot apo të arrestohesh për një gjobë, ndryshe nga ata që vjedhin miliona euro e jetojnë të qetë.
Dhe kush më mirë se rrjeti, mund ta shpjegojë realitetin në këtë vend ku njerëzit pakësohen, por jo ngjarjet.