Shefqet Hasa, 55 vjeç, mbeti i vrarë këtë të enjte në zonën e Laknasit.
“Kanali i ujërave të zeza u bë shkak i konfliktit mes 3 fqinjëve, që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarr, e ku për pasojë mbeti i vrarë njëri prej tyre dhe një tjetër u plagos në këmbë”.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 në rrugën Fatos Shupi, në derën e jashtme të banesës së autorit, 70-vjeçar, Maliq Marku, i cili pas prangosjes ka deklaruar se krimin e ka kryer për kanalin e ujërave të zeza.
Autori 70 vjeçar, ishte kthyer një javë më parë nga Anglia ku mësohet se jeton prej dy vitesh. Pasi është kthyer në Shqipëri, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur kanalin e ujërave të zeza.
“Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Nuk kanë pasur konlikte të mëparshme”, tha shefi i komisariatit numër 5, Oliger Torba.
Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Fillimisht ato janë konfliktuar verbalisht e më pas Maliq Marku ka marrë pistoletën në banesë dhe ka hapur zjarr ndaj fqinjëve të tij.



