13.5 C
Tirana
E hënë, 20 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jetojmë në Shqipëri, ku plas lopata për… shezhllonet

    Pa dalë qershori, lajmet me hunj kokës në plazhet tona nuk mund të mungonin. Në Kune të Shëngjinit është përdorur lopata ndaj dikujt që në media e kalojnë për biznesmen. Njoftimi i policisë:

    “Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e çdo prove si dhe çdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.”

    Në variantin gazetaresk dhe më konkret, ngjarja tregohet kështu:

    “Burime bëjnë me dije së është goditur me sende lopatë pas koke, Armand Marku nga një person tjetër, i cili është një kërkim. Mësohet se Armand Marku është pronari i shezlloneve në zonën ku ka ndodhur sherri, ndërsa nuk dihet shumë për autorin. Marku ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me ambulance drejt spitalit të Traumës në Tiranë”.

    Pra në një vend bregu ku pushojnë njerëzit, nuk është ndarë pronësia mbi sipërfaqen ku vendos njëri shezlongët apo tjetri. Në Kune ka edhe problemin se uji bën lojëra teksa tërhiqet dhe largohet, merr terren dhe lë terren.

    Një situatë e ngjashme me atë që rrëfen ndoshta Eqrem Bej Vlora për një shekull e ca më parë kur në lumin Vjosa që ndante pronat e Vlorajve me bejlerët e Frakullës, u krijua një ishull aluvional. Dhe kështu plasi lufta për tri ditë për pronësinë e aluvionit, që i la të gjithë me gisht në gojë kur edhe lumi e treti siç e bëri.

    Çështjen e ndau Janina që nga ai moment e tutje, aluvionet janë pronë e shtetit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit