21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jim Belushi vjen në Shqipëri!

    Jim Belushi, aktori i njohur me origjinë shqiptare, do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj, ku ndër të tjera u shpreh se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

    “Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë.

    Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu.

    Muajin e ardhshëm do të vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit