8.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Jo këngëtar dhe me pak bark!” Rina Balaj zbulon djalin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën

    Rina Balaj po jeton një fazë të re të jetës së saj, dhe këtë herë ka zgjedhur që privatësinë ta mbajë vërtet të tillë.

    Ndonëse kureshtja e fansave është e madhe për të zbuluar se kush e ka fituar zemrën e ish-reperes, Rina ka vendosur të mos publikojë asnjë emër. Megjithatë, përmes batutave dhe rrëfimeve në emisionin “Vibin'”, ajo na la të kuptojmë shumë për profilin e djalit që ka në krah.

    Një nga momentet më pikante të intervistës ishte kur Rina u pyet se çfarë do t’i gatuante një bashkëshorti inxhinier. Përgjigjja e saj “Kush tha që s’e kam inxhinier?” la të kuptohet se partneri i saj mund të ketë një profesion “serioz” dhe larg botës së artit.

    Kjo përputhet me dëshirën e saj të madhe që ai të mos jetë person publik. Madje, ajo konfirmoi se ai nuk ka fare Instagram,dhe e konsideroi këtë si një “green flag” (shenjë pozitive).

    Ndonëse emrin nuk ia thotë, Rina zbuloi pseudonim unik me të cilin e thërret: “Bërdi”.

    Portreti i djalit ideal sipas Rinës:

    Misterioz dhe selektiv: Rina vdes për djemtë misteriozë. Nuk i pëlqejnë ata që “i hapin sytë shumë” apo që janë të hapur me çdo femër. Ai duhet të jetë intrigues dhe të bëjë të mendosh më shumë për të.

    Fiziku: Nëse “Bërdi-n” e përfytyroni me muskuj gaboheni. Rinës nuk i pëlqejnë meshkujt që bëjnë “mirror selfies” në palestër. E po, kjo na bën të mendojmë se partneri i saj e paska pak bark, gjë kjo që e pranoi edhe ajo.

    Sjellja dhe familja: Ajo vdes për djemtë punëtorë e ambiciozë, si edhe për ata që kanë një lidhje të fortë me prindërit e tyre. Ndoshta, i dashuri i saj është Bricjap në horoskop.

    Komunikimi: Marrëdhënia ideale për të fillon që me mesazhet e mëngjesit. Partneri duhet t’i kushtojë vëmendje 24/7, nëse nuk e bën këtë thjesht s’është i duhuri.

    Duket se koha e lidhjeve publike ka marrë fund për artisten. Tani, ajo po shijon një dashuri të qetë larg vëmendjes publike me “Bërdi-n” e saj misterioz.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit