Deputetja e Partisë Demokratike, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli foli me tone kritike për Partinë Socialiste, që sot përfaqësohet me disa deputetë të rinj, si Zegjine Caushi.
Më nostalgji ajo u shpreh se kur ka hyrë për herë të parë në Parlament, kjo forcë politike përfaqësohej me figura intelektuale, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi e Namik Dokle.
“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes socialiste të Fierit, Zegjine Caushi.
Kjo e fundit i kujtoi ish-kryeparlamentares Topalli se koha “Kape prej zhelesh, nxirre jashtë ka mbaruar”.
“E dashur Jozefin duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. S’jemi në epokën tënde kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë”, u përgjigj Caushi.
***
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi e cila përgjatë gjithë fushatës së saj elektorale kishte “pikë të dobët”, rivalin e saj demokrat në Fier, Gazmend Bardhin, i është kthyer këtij të fundit ditën e sotme në sallën e Kuvendit.
Nga vendi i saj në sallë, deputetja më e re socialiste i ka kujtuar Bardhit se si fierakët i mbyllnin derën dhe nuk pranonin të bisedonin me të. Madje, Çaushi i kërkoi që t’ia dijë për faleminderit asaj, pasi nëse nuk do të ishte ajo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do ta kishte hequr Bardhin nga ajo zonë elektorale.
“U kalove gjyshërve atje në Patos dhe nuk pranuan të të shihnin fare. Çfarë të bëri Roskoveci ty i dashur Gazo kur dole në pazar. Ti ylli i Fierit për këto do mbahesh në Fier. Kanë kaluar kaq muaj nga zgjedhjet. Pse nuk ke shkuar aty? Ti duhet ta dish, mua faleminderit që doktori nuk të hoqi nga aty vetëm për të mos më bërë mua qejfin.”, i tha Çaushi-Gazment Bardhit.
Pjesë nga fjala e deputetes së PS:
I dashur Gazo që më përmende më në fund, kënaqësi të përballem këtu me ty se ta thashë aty ytë deti i Feirit po s’më besove o xhan. Ti Gazo, më shiko këtu në sy, shiko yllo ti erdhe në Fier për të pirë xhin o yll bote, atje në 2 të natës dhe për të shkëlqyer sytë xixa, gjithashtu edhe për të ngrënë qofte te lokali i lagjes, për këtë erdhe ti sepse nuk pati fierak për të të hapur derën. U kalove gjyshërve atje në Patos dhe nuk pranuan të të shihnin fare. Çfarë të bëri Roskoveci ty i dashur Gazo kur dole në pazar.
Ti ylli i Fierit për këto do mbahesh në Fier. Kanë kaluar kaq muaj nga zgjedhjet. Pse nuk ke shkuar aty? Ti duhet ta dish, mua faleminderit që doktori nuk të hoqi nga aty vetëm për të mos më bërë mua qejfin. Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhi me atë trupin tënd si pyrtekë domatesh.



