5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jo vetëm Ilir Meta: Dalin emrat e dy politikanëve të tjerë, spiunë të Sigurimit të Shtetit

    Ish-kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish të Përndjekurve politikë, Nebil Çika thotë se shumë politikanë kanë qenë bashkëpunëtore të ish-Sigurimit të Shtetit.

    Ai është shprehur se komisionet e ngritura për verifikimin e ish-bashkëpunëtorëve, nuk janë të vlefshme.

    Çika përmendi disa emra politikanësh, sipas të cilët edhe pse kanë qenë bashkëpunëtorë, e kanë kaluar filtrin nga këto komisione.

    “Ne gjatë periudhës para se të plaste ky skandali që pretendohet për Ilir Metën, kemi nxjerrë disa figura të tjera që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por që Komisioni “Bezhani “dhe Mezini i ka kaluar.

    Për mua këto komisione nuk janë të vlefshme.

    Ne i kemi vërtetuar me dosje që bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit e kanë kaluar filtrin, janë në politikë, në gjykata, në të gjithë sistemin shqiptar dhe nuk janë pak, janë me qindra.

    Janë shumë, është listë e gjatë. Ish-kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka qenë një bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

    Edhe ish-zëvendës ministri Genc Ruli. Mora dy shembuj, por lista është e gjatë”, theksoi ai për “Euronews Albania”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit