16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jo vetëm Meta: Katër ministra të jashtëm shqiptar të 20 vjetëve të fundit kanë qenë shoqërues-përkthyes të Sigurimit?

    Dy persona publikë me akses në informacione konfidenciale shtetërore, njëri në emisionin “Arena” dhe tjetri në emisionin “Pesë Pyetje nga Babaramo” në News 24, deklaruan se disa ministra në qeveritë shqiptare të këtyre 20 vjetëve të fundit kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit ose të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë.

    Ish-kryeinspektori i Kryeministrisë për SHISH-in në 2012, deklaroi në “Arena” se 4 ministra të jashtëm të 20 vjetëve të fundit kanë qenë shoqërues-përkthyes të Sigurimit të Shtetit. (Termi shoqërues-përkthyes ishte atëherë një eufemizëm për agjentët e sigurimit që shoqëronin të huajt e pakët që vizitonin Shqipërinë.)

    Për ironi të fatit, i njëjti zyrtar ka qenë këshilltar i Metës, kur ky i fundit ishte kryeministër. Meta së fundmi është deklaruar nga Autoriteti i Dosjeve si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

    Zyrtari në fjalë, që ka ndrruar jetë disa muaj më parë, nuk dha emra e as detaje që mund të identifikonin sadopak këta katër ministra.

    Po atë vit, nënkryetari i KLD-së deklarioi në “Pesë Pyetje nga Babaramo” se në qeverinë aktuale dhe në qeveritë e mëparshme të këtyre 20 vjetëve disa ministra kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë.

    As ai nuk dha emra dhe as detaje që mund të identifikonin sadopak këta ministra-ish-agjentë.

    Në 10 vitet që pasuan nuk janë bërë më deklarata të këtij lloji.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit