Dy gra, dy histori suksesi, një komb, ato e kanë emrin Mira dhe Kozeta.
Suksesi nuk është rastësi, është vullnet, dije dhe guxim. Kjo që do të dëgjoni është historia e vajzës nga Saranda, Kozeta Garret, e cila në vitin 1996 ikën përgjithmonë nga Shqipëria për të studiuar në Itali në degën e matematikës.
Por teknologjia do të bëhej e ardhmja e saj. Sot ajo është drejtoresha globale e sigurisë kibernetike e gjigantit Microsoft.
Pjesë nga intervista për Top Channel:
Keni ikur nga Shqipëria në vitin 1995?
Garret: Po, shkova në Itali për të studiuar në Itali, më pas në Hollandë, Gjermani, Kuvajt, e më pas në USA. Studimet i kam përfunduar për matematikë.
Ndërkohë që vazhdoni të studioni?
Garret: Jam gjithmonë dukë mësuar gjëra të reja, duke investuar në njohuri për rritje profesionale, për të kuptuar risitë e teknologjisë në vazhdimësi. Si dhe mënyrat se si të mbrohemi nga teknologjia.
Fillimet e tua kanë qenë të vështira?
Garret: Fillimi është gjithmonë të vështira, por me shumë punë dhe vendosmëri mund të arrish gjithçka. Unë besoj që shqiptarët janë ndër njerëzit më të zgjuar në botë, pasi ata po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare
E keni takuar ndonjëherë Mira Muratin?
Garret: Akoma jo, dhe jam në pritje, është kënaqësi të takohem me të.