15.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jo vetëm shpërblim” – Rama: Nga janari rritje pensionesh muaj për muaj, në fund të mandatit pensioni në qytet 40 mijë lekë

    Qeveria i ka përcjellë Kuvendit pr.buxhetin për vitin 2026, ku përpos bonusit të fundvitit, nga janari do të ketë rritje të pensioneve muaj për muaj, përtej indeksimit.

    Mbrëmë i përcollëm kuvendit pr.buxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

    Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam.

    Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.

    Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot.

    Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, thotë Rama.

    Prandaj nga janari i vitit 2026 pensionet do të rriten çdo muaj përmbi indeksimin si vijon:

    Pensioni urban me vite të plota pune  – 1.800 lekë

    Pensioni urban i pjesshëm – 800 lekë

    Pensioni rural – 1000 lekë

    Pensioni familjar – 700 lekë

    Pensioni I invaliditetit – 600 lekë

    Kryeministri sqaroi më tej se të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen në 2028 dhe do të katërfishohen në 2029.

    Për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti kur shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. Ky jam unë dhe këta jemi ne, them dhe themi atë që bëjmë, dhe bëjmë gjithnjë atë që themi”, theksoi Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit