8.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jo vetëm Yuri Kim, pa mbushur vitin largohet nga Shqipëria edhe ambasadorja e BE-së

    Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

    A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

    Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

    A2CNN kontaktoi me zyrën e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian që konfirmoi se:

    “Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”.

    Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme.

    Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

    Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit