Ka nisur në Gjykatën e Virxhinias kapitulli i radhës i betejës ligjore mes ish-bashkëshortëve, Johnny Depp dhe Amber Heard.
Aktori 58-vjeçar ka paditur në gjykatë ish-bashkëshorten e tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërmblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.
Në vitin 2018, aktorja rrëfeu në një intervistë për “Washington Post” se është dhunuar fizikisht e psikologjisht nga bashkëshorti i saj. Pas gjyqit që zgjati për vite, Depp vendosi ta hedhë në gjyq ish-gruan, me pretendimin se akuzat i shkatërruan atij karrierën dhe reputacionin.
Akuzat vijnë 2 vjet pasi aktori humbi betejën ligjore ndaj tabloidit britanik “The Sun” që e quajti 58-vjeçarin një “dhunues gruaje”, por vijnë edhe në kohën kur Depp përballet edhe me akuza të tjera në Virxhinia, mes të cilave drejtim të mjetit në gjendje të dehur.