29.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jona Spahiu nënë për herë të dytë: Zbulon gjininë dhe emrin e bebit

    Jona Spahiu ka dhënë lajmin e bukur se së fundmi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Përmes një postimi në Instagram me një kolazh fotosh të ëmbla, moderatorja tregoi se është bërë nënë e një vajze, të cilën e kanë quajtur Freya.

    “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27.08.2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish,” shkroi ajo nën postim.

    Shtatzëninë e saj të dytë Jona e zbuloi vetëm në maj të këtij viti, me disa foto surprizë me të birin në kopsht, ku dukej barku i rrumbullakosur që konfirmoi lajmin e ëmbël.

    Jona dhe partneri i saj, Frenkli, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018, kur sollën në jetë djalin e tyre, Raiden.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit