11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Maliqi e paditi për mospagim të detyrimeve financiare, ish-bashkëshorti publikon faturat: 2 mijë euro çdo muaj

    Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshorti i saj, Gent Prizreni.

    Ajo është parë në ambjentet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj dhe mësohet se ka paditur ish-bashkëshortin pasi ky i fundit, sipas saj, nuk i është përmbajtur detyrimeve ekonomike ndaj fëmijës së tyre, Dan.

    Por Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat.

    Faturat tregojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit