11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin

    Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj dhe shkak është bërë mospagesa e pensionit ushqimor ndaj djalit të tyre.

    Mësohet se ndaj Dan, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj.

    Duke qenë se marrëveshjes pas zgjidhjes së martesës, ai nuk i është përmbajtur, Maliqi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesëpadi.

    Këngëtarja u fotografua këtë të hënë duke dalë nga dyert e gjykatës, e shoqëruar nga avokati i saj.

    Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

    Ish-çifti kanë konflikt dhe për apartamentin ku jeton Jonida Maliqi me të birin, i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit