27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Maliqi ka “sakrifikuar” mbrëmjen e maturës për t’u takuar me të dashurin

    Jonida Maliqi është një personazh që përbën gjithnjë lajm jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në daljet e saj publike.

    Ajo ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Style Star” në rolin e anëtares speciale të jurisë, ku përveç opinioneve për stilin ka treguar edhe detaje nga jeta e saj personale.

    Tema e programit ka qenë si të vishemi në mbrëmjen e maturës dhe Jonida ka treguar se ajo nuk i ka përjetuar emocionet e mbrëmjes së maturës.

    ”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik.

    Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit