30.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Vokshi flet për humbjen e të atit: Procesi më i vështirë në botë

    Jonida Vokshi humbi të atin në tetor të vitit 2024 dhe ka folur për një prej dhimbjeve më të mëdha në jetën e saj, në një postim në Instastory. E pyetur nga një ndjekëse se si e përjetoi humbjen e të atit, moderatorja u shpreh:

    “Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtet e vetëdijshme. Ka momente që e ndiej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira”.

    Më tej, ajo vijoi:

    “Por, vazjdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo. Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.

    Jonida Vokshi flet për humbjen e të atit: “Procesi më i

    I ati i Jonidës u nda nga jeta pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Asokohe, moderatorja dha lajmin e hidhur në Instagram, duke u shprehur: “Ma bërë shpirtin copë, o ba. Do të dua deri në frymën e fundit, deri kur të takohemi sërish”.

    Ajo ndan shpesh kujtime me të atin në rrjetet sociale dhe në nder të tij, moderatorja e “BBVK” i dedikoi babait të ndjerë çdo dalje publike dhe projekt të sajin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit