21.9 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Vokshi rrëfen për momentet e vështira dhe të bukura të mëmësisë

    Në një postim të sinqertë dhe pa filtra në Instagram, Jonida Vokshi u ndal te vështirësitë e të qenit nënë, njëkohësisht edhe te emocionet e bukura që ka përjetuar së fundmi, pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Ian.

    “Një foto që mbase mund të mos ju duket aspak ‘instagramiste’, por është jetësore më shumë se sa çdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua!” shkruan aktorja. “2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë. Ian, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Diçka që nuk e mendova se do të ndodhte kur ti ishe brenda meje.”

    “Mendova ditë të vështira, situata aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku,” shton ajo më tej. “Por ti bir erdhe për të zbukuruar jetën akoma edhe më shumë, për të ma lehtëuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shlodhje shpirtërore.”

    Në vijim, Jonida pranon se nuk është e lehtë, aspak. “Sigurisht që nuk është aspak e thjeshtë. Ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjëherë,” shkruan ajo. “Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo ditë.”

    Jonida dhe partneri i saj, producenti i filmave Besnik Krapi, janë prindër edhe të një vajze, Emi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit