14.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
No menu items!
More
    No menu items!
    spot_img
    spot_img

    Jori dhuron bluzën që Luizi i dha brenda BBV, por ka një kërkesë për të

    Modelja, Jori Delli me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” u kthye në një personazh tepër të dashur për publikun shqiptar.

    Që në javët e para të hyrjes së modeles u dyshua se mes saj dhe Luizit mund të lindte diçka më shumë se shoqëri, por rrugëtimi i dyshes vërtetoi të kundërtën.

    Jori së fundmi ka publikuar një video teksa shihet me një zonjë që po e ndihmon të rregullojë gardërobën.

    Ajo ka treguar se mban akoma një triko të tijin, të cilën këngëtari ia kishte dhënë modeles ndërsa ajo sapo kishte hyrë në shtëpinë e famshme dhe nuk kishte rroba.

    Zonja pranë modeles kërkon t’ia marr kësaj të fundit trikon dhe madje i kërkon Luizit dhe tutat e kostumit sportiv.

    “Luiz ta mora. Po prit që mora këtë po janë dhe tutat, ku janë? Duhet ta bëj kostum”, dëgjohet zonja në video e cila konfirmohet më pas edhe nga vetë Jori me shaka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit