20.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jorida Tabaku përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?

    Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë, pasi kryeministri Edi Rama e tha emrin e saj në Asamblenë e PS.

    Ndërsa nga kampi opozitar situata është paksa e paqartë.

    Deputetja Jorida Tabaku është pyetur në emisionin “A Show” nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për Bashkinë e Tiranës, por ajo hodhi poshtë çdo mundësi.

    Tabaku theksoi se fokusi i saj është beteja në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për mënyrën si funksionon bashkia e kryeqytetit.

    “Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan.

    Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Kjo mënyrë sjelljeje duhet ndryshuar”-tha Tabaku në “A Show”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit