35.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Joz Marku e quan Ledri Vulën “dele” pas deklaratës së fundit

    Pas gjithë kritikave që pasuan episodin e tij me Gjestin në Big Brother VIP, Jozi Marku po tregon se nuk ka ndërmend të heshtë – as në rrjete sociale dhe as në skenë.

    Dje, këngëtari konfirmoi se do të udhëtojë javën tjetër drejt Kosovës për një performancë në një dasmë, duke theksuar se “publiku kosovar e do, e fton dhe e zgjedh”.

    Por komentet në Instagram nuk kanë munguar. Në një story, një ndjekës i rikujtoi deklaratën e Ledri Vulës, i cili së fundmi tha se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.

    Në reagimin e tij, Jozi ka ironizuar duke thënë:

    “Kingjat në tufë, luani vetëm në fron.”

    Një fjali që, sipas ndjekësve, nuk i drejtohet vetëm Ledrit, por të gjithëve që kanë tentuar ta përjashtojnë nga skena ose ta etiketojnë.

    Reagon Joz Marku dhe e quan Ledri Vulën “dele” pas

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit