35.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Joz Marku në një lidhje të dashurie, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën?

    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderimin e Ronaldo Sharkës, ka qenë dje Jozefin Marku.

    Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, lidhja me Loredanën ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre vazhdoi të tërheqë interes të madh.

    Gjatë intervistës, Ronaldo e pyeti Jozefinin për unazën e dasmës me Loredanën, e cila ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    Ai u përgjigj me humor dhe pak mister: “Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria.”

    Në lidhje me jetën e tij aktuale sentimentale, Jozi konfirmoi se është i dashuruar. “Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” – tha ai, duke treguar se partnerja e tij aktuale nuk është personazh publik.

    Pyetjes se nëse kanë shkëmbyer unaza, Jozi iu përgjigj shkurt: “Jo, por do marrë kohën e vet.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit