14.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Jozefina dhe Saliu më trondisin” – Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    I ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, kreu i LZHK, Dashamir Shehi është pyetur për disa nga emrat e politikanëve shqiptarë aktual dhe ndër vite, se cili prej tyre është më i miri.

    Një pyetësor plot batuta, ku nuk ka munguar ironia dhe sarkazma.

    Pjesë nga biseda:

    Bogdo: Cili nga këta politikanë të plëlqen më shumë, Adriatik Lapaj apo Arlind Qori?

    Shehi: Për mua të dy të barabartë janë.

    Bogdo: Njërin duhet ta zgjedhësh.

    Shehi: Ky Qori më duket më i sinqertë.

    Bogdo: Arlind Qori apo Eleni Kocaqi?

    Shehi: Këtë djalin se njoh fare.

    Bogdo: Eleni Kocaqi është femër mo.

    Shehi: Më mirë Arlindi.

    Bogdo: Arlindi Apo Floriana Garo?

    Shehi: Kush është kjo?

    Bogdo: Florjana Garo, është krahu djathtë i Sali Berishës?

    Shehi: A kjo po, Floriana Garo.

    Bogdo: Floriana Garo apo Mbretëresha Teuta?

    Shehi: Floriana Garo…

    Bogdo: Floriana Garo apo Lul Basha?

    Shehi: Nuk është krahasim i drejtë. Prapë me Garon jam.

    Bogdo: Garo apo Zogu?

    Shehi: Zogu.

    Bogdo: Zogu apo Ibrahim Rugova?

    Shehi: Zogu.

    Bogdo: Zogu apo Shehi?

    Shehi: Zogu.

    Bogdo: Zogu apo Ghandi?

    Shehi: Ghandi.

    Bogdo: Ghandi apo Edi Rama?

    Shehi: Rama. Ça ka bë ky Ghandi? Ky Rama do na fusë në Europë, ndërsa Ghandi ishte dhe i shkurtër.

    Bogdo: Rama apo Nano?

    Shehi: Nano.

    Bogdo: Nano apo Ismail Qemali?

    Shehi: Qemali.

    Bogdo: Qemali apo Fan Noli?

    Shehi: Qemali.

    Bogdo: Qemali apo Uinston Churchill?

    Shehi: Qemali është figurë historikë. Ismail Qemali.

    Bogdo: Ismail Qemali apo Erion Veliaj?

    Shehi: Ky i fundit më trondit.

    Bogdo: Qemali apo Jozefina Topalli?

    Shehi: Kjo më trondit edhe më shumë.

    Bogdo: Qemali apo Berisha?

    Shehi: Ky është tronditja vetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit