10.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jozi ndez sërish xixat: Puthja me Stresin s’ishte aspak miqësore!

    Jozi ka dhënë një intervistë për “Kosova Show”, ku foli për herë të parë për videon virale ku Stresi i jep një puthje në faqe, sipas “urdhrit” të tjetrit.

    Ndonëse Stresi atëherë tha se dyshja i kishin mirë raportet dhe madje do bënin një bashkëpunim muzikor së shpejti, Jozi ka një tjetër variant të historisë:

    “Djali është artist, është djalë i mirë. Patjetër, si çdo njeri gabon, po nuk është mirë të gabosh me mua.”

    Gabimi me sa duket ka të bëjë me kundërshtinë e hapur që ka shprehur Stresi ndaj Jozit, ndërkohë që ky i fundit ishte në Big Brother:

    “Unë nuk kam kurrë qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira, qofshin të këqija.”

    Më tej, Jozi tregoi se s’kishte asnjëlloj bashkëpunimi muzikor mes të dyve dhe shtoi:

    “Secili nga këta pseudoartistët që ka marrë guximin të nxjerrë imazhin e vet, herët e vonë, me dënimin do përballet.”

    Gjithsesi, i pyetur nga moderatori, Jozi u shpreh kundër dhunës. Pyetjes a e ka mik Stresin preferoi mos t’i përgjigjej, por besojmë se e marrim me mend vetë të vërtetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit