17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ju mund të paguheni €15,000 për të jetuar në këtë ishull mahnitës në Itali

    Nëse keni ëndërruar ose menduar që të zhvendoseni në Itali, Sardenja po u ofron njerëzve e 15,000 euro për t’u shpërngulur atje.

    Ishulli – i njohur për plazhet me rërë dhe ujërat e bruzta – po përballet me një rënie të popullsisë rurale dhe shumë të rinj kanë lëvizur jashtë vendit për punë. Për këtë arsye, qeveria ka planifikuar 45 milionë euro në total për “grantin e shpërnguljes”, që do të mbulojë 3,000 grante.

    Për t’u kualifikuar për grantin, do t’ju duhet të zhvendoseni në një komunë në Sardenjë me një popullsi prej më pak se 3,000 banorësh. Paratë duhet të përdoren gjithashtu për të blerë ose rinovuar një shtëpi. Granti nuk mund të kalojë gjysmën e kostos totale të shtëpisë ose rinovimit.

    Ju mund të paguheni €15,000 për të jetuar në

    Njerëzit duhet të jetojnë në pronën e re me kohë të plotë dhe duhet të regjistrohen për qëndrim të përhershëm në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja.

    Kjo strategji e re lidhet me faktin se popullsia e Italisë po plaket. Mosha mesatare e italianëve është 45.7 vjeç – një shifër që pritet të rritet në 50.7 deri në vitin 2050. Problemi është veçanërisht i rëndë në zonat rurale.

    Presidenti i Sardenjës, Christian Solinas tha (via Euronews) se skema do të inkurajonte të rinjtë të qëndronin në Sardenjë ose të zhvendoseshin në ishull.

    Ju kujtojmë se Sardenja është cilësuar si një nga pesë Zonat Blu në botë – vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit