11.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Juela hedh arushin e Brikenës në pishinë, Selin shpërthen ndaj saj

    Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhen gjithnjë e më të nxehta, me banorët që duket se janë ndarë në dy grupime. Mikeshat e dikurshme, Brikena dhe Juela, tashmë kanë kaluar në një rivalitet të hapur.

    Konflikti u ndez kur Juela, pas një përplasjeje për cigaret, vendosi të hakmerret ndaj Brikenës, duke hedhur në pishinë ‘Bolin’, arushin e dhuruar nga Mateo. Veprimi i saj nxiti reagimin e fortë të Selinës, e cila nuk e kurseu kritikat ndaj Juela-s:

    “Je xheloze dhe e paplotësuar. Kundër dashurisë. Idiote!”

    Por drama nuk përfundoi këtu. Pas debateve të shumta me Brikenën dhe Mateo, Juela hodhi sërish ‘Bolin’ në pishinë, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar dhe duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

    Shtëpia e Big Brother VIP 5 vazhdon të prodhojë momente dramatike, ku rivalitetet ndërtohen shpejt dhe miqësitë ndryshojnë nga një minutë në tjetrën.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit