Pas përfundimit të programit të humorit në TV Klan, “Klanifornia”, Julian Deda do të rikthehet në ekran, këtë herë me një emision të vetin dhe në rolin e moderatorit.
Aktori bëri me dije se programi i tij titullohet “99%” dhe do të nisë transmetimin nga data 11 nëntor në Syri TV.
“Shihemi çdo të shtunë, fillojmë fiks në 20:00 dhe mbarojmë fiks në 21:00,” shkruan ai në Instagram.
Pak detaje dihen për emisionin, por Deda thekson në kanalin e tij në YouTube, “përgatitu për një udhëtim emocionues në botën e tendencave, analizave dhe shqetësimeve më intriguese të ditës.”



