6.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Juliana Nura thotë se “DWTS” do e fitojë Fifi, për shkak të historisë që ka me Top Channel

    Juliana Nura, e ftuar në “Natën me Aulonën”, u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.

    “Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton.

    “Do isha shumë e lumtur nëse Fifi e fiton”, theksoi ajo.

    Juliana u shpreh gjithashtu që juria voton me miqësi, jo me meritë. “Të gjithë mundesh t’i gënjesh, por publikun në masë jo”, duke shtuar se e di që është bërë një padrejtësi dhe këtë e kupton përmes komenteve dhe reagimeve të njerëzve.

    Nura tha: “Fundja, është një show dhe i ka përfitimet dhe njerëzit e vet. Unë mendoj se juria ka vendosur, që të mos shkoja më përpara, sepse i ka të preferuarit e saj dhe janë ndikuar prej gjërave të tjera, të cilat juria i di”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit