12 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Jurisë së “X Factor Albania” i shtohen edhe dy anëtarë të rinj

    Juria e “X Factor Albania”, do të ketë edhe dy artistë të tjerë: Këngëtarët Vesa Luma dhe Young Zerka.

    Vesa është rikthyer në Shqipëri, pas një shkëputjeje të gjatë nga skena, pasi ishte në Zelandën e Re. Ajo është gjithashtu edhe pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës 2023”, në një bashkëpunim me të shoqin, Big Basta. Ata konkurrojnë me këngën “Mbinatyrale”.

    Young Zerka, do të jetë gjithashtu pjesë e jurisë së “X Factor Albania”, së bashku me Vesën, Adi Krastën, Arilena Arën dhe Elhaida Danin.

    Pra, gjithsej, janë publikuar 5 anëtarët e jurisë (dhe nuk e dimë nëse do të ketë më shumë).

    “X Factor Albania” i ka mbaruar audicionet dhe është gati të na prezantojë me talentet e reja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit