Podcasti “Mirëmbrëma Yje” i Arbana Osmanit është në qendër të vëmendjes, për shkak të të ftuarve dhe deklaratave të tyre të bujshme. Është vënë re nga të gjithë se shumica e të ftuarve janë persona publikë, të cilët kanë qenë dikur pjesë e televizionit Top Channel dhe janë larguar me konflikte ose jo.
Së fundmi shumica e temave të diskutimit në podcastin e sja kanë të bëjnë me Top-in, drejtuesit e medias dhe moderatorët e saj, ku komentet nuk kanë shumë dhe aq pozitive.
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ditën e sotme ka qenë Bled Mane, i cili e ka përmendur këtë situatë dhe i ka shprehur live një këshillë Arbana Osmanit.
Bled Mane: U lindën, u rritën, u pasuruan, u martuan në Top Channel dhe kanë filluar të shajnë me podcastet e tyre vendin i cili i edukoi, i iluminoi dhe i bëri të famshëm. P.sh jam i zhgënjyer nga Arbana Osmani, e cila podcastin e saj e ka vënë në shërbim të sharjes ndaj kompanisë mediatike Top Channel, asaj nuk i takonte
Këshillë miqësore për Arbanën: Boll ftoi të ftuar që kanë si qëllim të shajnë familjen e madhe Top Channel…
Kujtojmë se Arbana Osmani u largua nga Top Channel, pasi nuk iu besua më moderimi i spektaklit “BBV” dhe prej kohësh u përfol krisja e shoqërisë së saj me pronaret e medias.



