14.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ka fryrë buzët? Bes Kallaku i jep një përgjigje aspak të këndshme ndjekësit në Instagram

    Bes Kallaku është një prej personazheve më të komentuar në media së fundmi, kjo edhe për ndarjen e shumëpërfolur me Xhensila Myrtezaj, për të cilën ende nuk ka një komunikim nga ana e çiftit.

    Megjithatë, Bes Kallaku është shfaqur tepër i lumtur në postimet e bëra në Instagram, duke udhëtuar dhe njëkohësisht shumë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Itali.

    Ditën e djeshme, aktori është bëra qendra e diskutimeve për shkak të një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shume ndjekës aluduan se Besi ka fryrë buzët.

    Lidhur me këto spekulime, ai vendosur që të përgjigjet publikisht në një prej postimeve që qarkullon në rrjetet sociale, duke ironizuar akuzat.

    “Jam bërë synet, ja t’jua nis një foto në inbox”, ka shkruar këngëtari, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

    Pas këtij komenti, aktori ka bërë një tjetër postim në profilin tij, ku shihet në një restorant dhe bashkangjitur shkruan: “Qetësohuni, kontrolloni inbox”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit