Trekëndëshi Stelina-Keijsi-Ina ka ndezur debate mes shumë banorëve në shtëpinë e Big Brother.
Ndërsa Ina tregonte versionin e saj të situatës me Keijsin dhe Stelinën, Selin i ndërhyri duke i thënë se të gjithë kemi shkëmbyer puthje, por nuk kemi ndarë çifte. Ina iu përgjigj duke i thënë se është më mirë një puthje sesa të ndash krevatin me një burrë të martuar.
Pjesë nga debati:
Ina: Nuk e ndjej veten pjesë të këtij trekëndëshi dhe vazhdoj ta them që nuk dua të përcaktohem si pjesë e këtij trekëndëshi. Deri tani jam dashur të mbroj veten para të gjithëve sepse nuk e kishin dëgjuar versionin tim. Nuk kam asnjë lloj ndjesie ndaj Keijsit. Puthja ka mbetur aty dhe nuk ka vazhduar më pas si marrëdhënie. Besoj iu ka ndodhur të gjithëve kjo.
Selin: Ka ndodhur, por jo të kemi ndarë
Ina: Është shumë më normale se të flesh me një burrë të martuar në krevat i cili ka një familje atje jashtë. Ti që flet për moralin dhe për virtytet. Je 23 vjeçe dhe ke 20 vite diferencë me atë burrin që ke në krevat
Selin: Super. Po Balerinë që mi hedhin lekët jam? Ti vazhdon tregon veten tënde sa her të jepet mundësia të tregosh veten tregon se çfarë vajze je
Ina: Se çfarë bëj unë jashtë e di unë, ti mos më bëj mua moralin. Ik kape ‘babin’ për qafe



