4.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Biznesmeni Lul Morina në SPAK: I dhashë borxh Sajmir Tahirit!

    Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka çuar në ambientet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina, raporton Ora News.

    Mësohet se ditën e hënë ai ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

    Gjatë marrjes në pyetje, burimet thanë se, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.

    Sipas tij, huaja është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.

    Pas kësaj dëshmie të shkurtër, Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit