18.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ka Peqini Dashnorin trim

    Nga Bledi Mane

    Ky që shikoni në foto ka qenë prokuror, pastaj deputet, pastaj i papunë, tani deputet përsëri.

    Quhet Dashnor Sula dhe dikur kur partia e tij ishte në pushtet me pistoletë në dorë kërcënonte gjyqtarët e futbollit në stadiumin e Peqinit pasi donte medeomos fitore për skuadrën e provincës së tij.

    Tashmë deputet opozitar dhe ngjiret e çiret e ulëret e bërtet e i vë zjarrin parlamentit vetëm “për hallet e popullit”.

    Fundja mirë bën se ndaj merr rrogë me taksat e miletit por unë kam ende një pyetje se cilin Dashnor të besoj atë të pistoletës kur ishte në pushtet apo këtë të zjarreve në opozitë?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit