4.5 C
Tirana
E premte, 24 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ka punuar më shumë se ne për këtë ditë”, Rama bën “gjetjen” me Enverin: “I ktheu shqiptarët në dashnorë të SHBA”

    Shqipëria dhe SHBA festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se SHBA janë në shtëpinë e tyre, sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët.Rama theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

    “Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë.

    Ndryshe nga të gjtiha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi  këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërriti dokumenti zyrtar që njoftonte se SHBA e njeh qeverinë shqiptare”, tha Rama.

    Kryeministri e cilësoi komunizmin si një periudhë përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen. I njohur për batutat nëpër evente, ai bëri edhe një “gjetje” për Enver Hoxhën.

    “Është historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA, madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit