21.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ka tallur b*thën me ty…” – Sherr në emisionin LIVE, gazetari përplaset me Tedi Blushin: Ti e fute në burg Ilir Metën, pije në Presidencë

    Gazetari Armir Shkurti dhe deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi janë përfshirë mbrëmjen e së enjtes në një debat të fortë me njëri-tjetrin, ku nuk kanë kursyer aspak njëri-tjetrin dhe kanë agravuar deri në ofendime personale.

    Të ftuar në studionin e “Quo Vadis”, Shkurti dhe Blushi u “përplasën” lidhur me situatën politike në vendin tonë, të metat e opozitës dhe analizën e humbjeve të njëpasnjëshme të tyre.

    Gjatë bisedës Blushi pohoi se është bërë një analizë e thellë dhe se opozita është duke u përballur me një regjim, duke theksuar se faji kryesor është i qeverisë së Edi Ramës dhe jo opozitës.

    Nga ana tjetër, gazetari Shkurti e sfidoi besnikun e Ilir Metës duke kërkuar më tepër transparencë dhe vetë-reflektim nga opozita, duke theksuar se qytetarët nuk votojnë më për ta sepse nuk frymëzohen.  Debati përshkallëzoi deri në përplasje personale, akuza të ndërsjellta dhe ngritje zëri.

    “Jam themelues i PD-së, por anëtar partie nuk kam qenë asnjëherë. Jam shok i Altin Goxhajt, jo zëdhënës”, i tha gazetari-Blushit, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi që: “Atëhere këshilloi me Altinin se je ndryshe nga linja e tij”.

    “Po ka tallur b*thën Altini me ty”, i tha ai.

    Pjesë nga biseda:

    Shkurti: A bëtë analizë për humbjen?

    Blushi: Po, bëmë analizë.

    Shkurti: Cili ishte rezultati?

    Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më.

    Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi?

    Blushi: Po, kemi bërë.

    Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne.

    Blushi: Thashë disa.

    Shkurti: Cilat janë?

    Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance.

    Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit?

    Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni?

    Blushi: Ne do punojmë me njerëzit.

    Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca?

    Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.

    Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?

    Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë.

    Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën.

    Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat?

    Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët?

    Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës?

    Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi.

    Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës.

    Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës.

    Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt.

    Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës.

    Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt.

    Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie.

    Blushi: Këshillohu me Altinin.

    Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty.

    Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale…

    Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti.

    Blushi: Paske pirë ti.

    Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burg. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.

    Blushi: Ky është panel banal.

    Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë.

    Blushi:  Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio.

    Borakaj: Nuk është i dehur.

    Blushi: Vjen në studio erë tapë.

    Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit