12.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ka zgjedhur të jetë larg mediave, intervista e poetit Artan Gjyzel Hasani: Atdheu nuk ishte ashtu siç e lashë

    Artan Gjyzel Hasani, poet dhe shkrimtar, jeton prej vitesh në Kanada dhe kjo është një ndër arsyet pse ka zgjedhur të qendrojë larg vëmendjes mediatike.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Artani ka dhënë një intervistë si rrallëherë dhe ka folur për gjithçka, që nga fama në fushën e letërsisë deri te familja e tij, marrëdhënia që ka me origjinën Peshkopinë.

    Ndër të tjera, ai theksoi që herën e fundit që ka qenë në atdheun e tij është zhgënjyer pasi asgjë nuk ishte ashtu siç e kishte lënë.

    “Kam preferuar të rri larg bujës mediatike, larg zhurmës. Shoh që ka një inflacion poetësh, shkrimtarësh nëpër studio dhe kalon kohë edhe nuk ngelet asgjë nga këta, as se çfarë kanë shkruar dhe as emrat e tyre.

    Më e duket si diçka e keqe të shkelja në një studio televizive për të bërë bisedat e rutinës që janë bërë klishe, me aq sa kam ndjekur. Kjo është diçka që më frenonte. Tjetër është që unë mendoj që një shkrimtar/ poet nuk ka nevojë të bëhet ‘celebrity’ nëpër ekrane, nëpër media, sepse ajo ushqen vanitetin e tij, ajo e dalura nëpër ekrane, përfshirë edhe çmimet, edhe konkurimet etj.

    Unë mendoj që raporti është shumë më i thjeshtë, kur t’i ke thjesht përballë lexuesin dhe ai ka veprën tënde të mirë apo të keqe, atë e tregon koha. Unë kam zgjedhur këtë marrëdhënien e dytë, të jem direkt pa ndërmjetës me lexuesit, menaxherët, gazetar kulture të më ndërmjetësonte, pa kaluar pastaj në ato stadet e qokave. Kjo është arsyeja, plus që duke qenë larg, kam 9 vjet pa ardhur në Shqipëri dhe në këto 9 vjet kam botuar 7 libra.

    Shiko Shqipëria është vendlindja jonë, atdheu, unë them që atdheu i parë është vendlindja. Në rastin tim është Peshkopia dhe vendlindja është një atdhe i vogël që paradoksialisht ka brenda atdheun e madh. Pra, n.q.s të se do të shkoja, do të shkoja në Peshkopi, por herën e fundit që kam shkuar në vendlindjen time, u zhgënjeva sepse nuk kishte ngelur asgjë që të më kujtonte 29 vitet që kam kaluar në atë qytet”, u shpreh poeti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit