20.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kaderi thyen heshtjen pas thashethemeve për një romancë mes saj dhe Gjestit

    Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjetet sociale u mbushën me thashetheme, ku emri i Kaderit u përfol si një nga shkaqet e krisjes së çiftit. Ky aludim ndezi diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët pyesnin nëse mes saj dhe këngëtarit kishte diçka më shumë.

    Së fundmi, Kaderi ka zgjedhur të flasë hapur në një intervistë për emisionin Prive, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan për ditë me radhë. Ajo hodhi poshtë çdo spekulim, duke theksuar se me Gjestin e lidh vetëm një marrëdhënie miqësore.

     “Gjestin e konsideroj shok, nuk ka asnjë arsye që unë të ndërhyj në raportin e tij me Eglin,” tha Kaderi, ndërkohë që nuk i kurseu as fjalët e mira për ish-partneren e tij. Ajo e përshkroi Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë, duke lënë të kuptohet se nuk ekziston asgjë më shumë se respekt dhe miqësi në këtë histori.

    Zërat për një afrimitet mes Gjestit dhe Kaderit nisën pas një reagimi në rrjete sociale, ku këngëtari i kishte komentuar me një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit